Drejtori i Bayern tregon vendimin e klubit për Lewandowskin

0 22

Robert Lewandowski vazhdon me strategjinë e tij për të detyruar Bayern Munich ta shesë atë. Pas intervistës së dhënë për median polake OnetSport në të cilën ai përsëriti se e konsideronte përvojën e tij te Bayern të mbyllur, qendërsulmuesi telefonoi drejtorin sportiv të klubit, Hasan Salihamidzic.

Vetë ekzekutivi i klubit kampion te Gjermanise e konfirmoi: “Robert Lewandowski më telefonoi sot. Ndër të tjera biseduam për deklaratat e tij publike. Unë ia shpjegova qartë qëndrimin tonë për kontratën e tij”, transmeton Sky Deutschland.

Lewandowski ka një kontratë që skadon me bavarezët në vitin 2023. Nje dite me pare polaku foli hapur: “Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe, sinqerisht, nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit”.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”.

“Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti? Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna.

Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku”, është shprehur sulmuesi duke dhënë sinjal se largimi tashme është gati i sigurtë dhe se ai dëshiron vetëm Barcelonën si destinacion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.