Dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Gazetarja e njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë
Samiti i liderëve europianë me ata të Ballkanit Perëndimor ka nisur që prej orës 10 sot në Bruksel.
Në Samit pritet të diskutohen çështje të nxehta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për në BE.
Gazetarja e Abc, Erisa Zykaj raporton nga Brukseli se sot mund të bëhet një përpjekje e dytë për heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Sipas burimeve të gazetares sot ose nesër mund të ketë sinjal pozitiv për arritje të marrëveshjeve politike për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe MV, gjithmonë nëse Bullgaria zhbllokon veton.
“Ka një lloj sinjali nga ana e qeverisë bullgare që mund të zhbllokohet veto e Bullgarisë”, thotë gazetarja.