Dritëhijet e zgjedhjeve në Kosovë

0 307

Në mesin e një krize institucione dhe me pandeminë e Covid-19, Kosova do të shkojë në këtë mënyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kur priteshin emrat e kandidatëve për presidentë, Gjykata Kushtetuese tha se qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Deri tani, vetëm PDK-ja ka dalë me një kandidat zyrtar për kryeministtër, Enver Hoxhajn, i cili përpos përpos karrierës akademike, ka dhe një përvojë të gjatë institucionale e politike.

Aleanca Kosova e Re (AKR), nga ana tjetër, ende pa u shpallur zyrtarisht zgjedhjet e parakohshme ka pranuar oferta për koalicione parazgjedhore, duke thënë se nuk ka vija të kuqe. Me interes të madh po shihet në këto zgjedhje pozicionimi i Vjosa Osmanit. Dy ditë më parë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherazi deputete e VV-së, Arbërie Nagavci, konfirmoi se do të garojnë bashkë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme, por LDK-ja po hesht rreth kësaj deklarate.

Edhe pse mban zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani mund të garojë në zgjedhje. Kjo gjë është përcaktuar para dhjetë vjetësh nga Gjykata Kushtetuese, ku në bazë të kërkesës së ushtruesit të atëhershëm të detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, i cili në atë kohë ishte edhe kryetar i Kuvendit dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe synonte kandidimin në zgjedhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.