Droga në Bllatë, ish-deputeti i PD akuza Policisë: Donte të fshihte ngjarjen

0 279

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjuknshi, përmes një postimi në facebook, thotë se janë konfirmuar denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës. Gjunkshi thekson se dje në doganën e Bllatës u kap një sasi kanabisi në mëngjes, por Policia e konfirmoi në darkë pasi mediat e kishin bërë publike.

Nga ana tjetër, ai po ashtu hedh dyshime se ndoshta Policia ka dashur të fshehë kapjen e drogës dhe të ulte sasinë e kapur, dhe shton se ka fshehur zbulimin e një parcele me 300 rrënjë kanabisi. ”A nuk duket kjo si një lojë që po e luajnë vetë drejtuesit e policisë? Që i lejojnë ta mbjellin, kujdesen ta korrin dhe pastaj kapin ato që duan vetë, pikërisht për tu hedhur hi syve Shqiptarëve”.

Policia në një njoftim për mediat bëri me dije se në pranga ra 26-vjeçari Florian Alimani, i cili u kap duke transportuar 370 kg kanabis. Ai u ndalua në vijën e dytë në dalje nga Shqipëria. Ndërkohë po vijojnë hetimet, për të zbuluar personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.