“Duhet të nisë puna pa humbur kohë”, Basha: Ja ç’më thanë banorët e prekur nga tërmeti në Durrës (Foto)

0 36

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thekson se duhet sa më shpejt puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto të banesave të dëmtuara nga tërmeti, Basha shkruan se njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre, ndërsa disa të tjerë thonë se janë përzënë nga çadrat dhe janë lënë rrugëve me fëmije të vegjël.

“Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët. Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme. Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël.

Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë”, shkruan Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.