Duka: Bojkoti e realizoi qëllimin e tij, e nisim të dielën me Kupën e Shqipërisë

0 43

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, foli për mediat menjëherë pas mbledhjes së sotme që Liga Profesioniste zhvilloi në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku u vendos t’i jepej fund bojkotit të kampionatit. Kreu i FSHF-së, zbuloi se ditën e diel do të luhet turi i parë i Kupës së Shqipërisë, për të vijuar të mërkurën me javën e parë të Superiores.

“Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domosdoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve.

E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turni i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e mërkurë fillon kampionati. Bojkoti e ka realizuar qëllimin e tij. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, u shpreh ndër të tjera Duka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.