Durrësi po mbytet nga plehrat, shpallet emergjenca mjedisore

0 313

Në mbledhjen online të kësaj të enjte, Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur emergjencën mjedisore. Shkak i emergjencës mjedisore mbyllja e venddepozitimit në Porto-Romano. Situata mbetet kritike.

Pas një miratimi paraprak nga ana e Ministrisë së Financave për një fond të dedikuar për mbetjet urbane deri në dhjetor të këtij viti, ndërmarrja komunale e bashkisë nisi pastrimin e qytetit dhe dërgimin e tyre në landfillin e Sharrës. Për shkak të situatës së krijuar në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, Vadardhë dhe Manëz, Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore fillimisht në korrik të vitit 2018, ndërsa qeveria kërkoi nga kryebashkiaku i atëhershëm të niste bisedimet me kompaninë koncensionare të inceneratorit të Sharrës, po pa rezultat.

Për shkak të kostove të larta dhe problemeve të tjera me të cilat u përball bashkia, marrëveshja nuk u arrit. Mbyllja e venddepozitimit të Porto Romanos të kthyer në një gangrenë për qytetin krijoi një problem dhe më të madh për qytetarët. Plehrat pushtuan rrugët. Depozitimi i mbetjeve në Sharrë kapte vlerën 29 euro/ton.

Me shpalljen e emergjencës mjedisore, bashkia e Durrësit kërkon mbështetje për menaxhimin e kësaj emergjence nga Komiteti Ndërministror i menaxhimit të integruar të mbetjeve duke synuar zgjidhjen afatgjatë të problemit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.