“DW” zbardh detaje nga bisedimet NATO-Rusi në Gjenevë: Asnjë lëvizje

0 45

Nga raundi i Gjenevës NATO-Rusi për Ukrainën i vetmi konstatim pozitiv është, që të paktën u zhvillua takimi i zëvendësministrave të Jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë.

Zëvendësministrja e Jashtme e SHBA-së, Wendy Sherman, dhe homologu i saj rus, Sergej Ryabkov, zhvilluan bisedime në Gjenevë (10.01). Në këtë raund bilateral SHBA sërish i kërkoi Rusisë çtensionimin në krizën e Ukrainës. Sherman duke iu referuar takimit të Këshillit NATO-Rusinë Bruksel dhe të OSBE-së në Vjenë tha, se “këtë javë Rusia do të dëgjojë mesazhin unik të SHBA-së dhe aleatëve e partnerëve tanë, pra varet prej Rusisë që të çtensionojë situatën, në mënyrë që në fund të ketë një shans real për të gjetur zgjidhje diplomatike”.

Jo zgjerim i NATO-s në Lindje

Wendy Sherman në një lidhje telefonike me gazetarët tha, se bisedimet që zgjatën tetë orë me zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergej Ryabkov ishin „të hapura dhe direkte”. Por nuk qe e mundur të bisedohet konkretisht – deri këtu nuk arritën këto biseda sondazhi. Megjithatë të dyja palët kanë parashtruar rezervat e veta. SHBA ka bërë të qartë, që ka gatishmërinë për bisedime mbi temat konfliktuale si kufizimi i manovrave apo dislokimi i raketave.

 

 

Kërkesat e Rusisë për garanci që t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s në Lindje, Sherman i hodhi poshtë sërish. Askujt nuk do t’i lejohet që të ndalë politikën e portave të hapura të aleancës kundrejt shteteve sovrane. SHBA gjithashtu nuk do të marrin vendime për Ukrainën, Europën apo aleancën pa i sqaruar më parë ato me palët përkatëse. Sherman e kërcënoi Rusinë me konsekuenca masive në rast të ndërhyrjes ushtarake në krizën e Ukrainës.

Rjabkov deklaroi nga ana e tij, se pala e SHBA-së ka marrë sigurinë, që Moska kurrësesi nuk planifikon sulm ndaj Ukrainës. Por Moska ka bërë të qartë edhe se duhen bërë përparime lidhur me kërkesat kryesore të saj sa i përket ndërprerjes së zgjerimit të NATO-s në Lindje dhe heqjes dorë të dislokimit të raketave në afërsi të kufirit rus nga aleanca ushtarake perëndimore. Rusia nuk do të tërhiqet nga këto kërkesa. Duke iu referuar zgjerimit të NATO-s në Lindje në Gjenevë nuk pati avancim, pranoi Rjabkov: “Do të thoja, jo, nuk u arrit që të avancojmë me ndonjë përmirësim.”

Sfond i tensioneve është marshimi i 100.000 trupave ruse në afërsi të kufirit të Ukrainës. Amerikanet dhe eurpoianët paralajmërojnë nga një ndërhyrje në Ukrainë. Rusia i përgënjeshtron planet për invazion, por më 2014 ajo aneksoi gadishullin e Krimesë. Ndërsa SHBA kërkon tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, Rusia insiston, që NATO të premtojë, se nuk do të vazhdojë zgjerimin e aleancës në Lindje.

Takimi NATO-Ukrainë në Buksel

Në të kundërt Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi në Bruksel, se aleanca nuk do ta cënojë të drejtën e shteteve të Europës për vetëvendosje. Një anëtarësim në NATO është vendim vetëm i Ukrainës dhe i vendeve anëtare të aleancës. Njëkohësisht Stoltenberg paralajmëroi Rusinë sërish nga një agresion ushtarak ndaj Ukrainës. Kjo do të kishte pasoja të paparashikueshme politike dhe ekonomike. Stoltenberg e bëri këtë deklaratë gjatë një mbledhjeje të komisionit NATO-Ukrainë. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olga Stefanischyna tha në një konferencë të përbashkët shtypi me Stoltenberg, se Rusia si agresore nuk ka të drejtë të paraqesë kërkesa./DW

Leave A Reply

Your email address will not be published.