Ndeshja Shqipëri-Francë inaguron stadiumin e ri, por edhe me thirrje politike

129

Trevat shqiptare sonte ishin lajm europian, pse jo dhe botëror. Në Prishtinë u luajt Kosovë-Angli, e cila përfundojë me rezultatin 0-4, kurse në Tiranë kombëtarja shqiptare zhvilloi ndeshjen kundër kampionëve të botës, Francës.

Në Prishtinë dhe Tiranë janë shpërngulur mediat kryesore sportive europiane. Në Tiranë ka ardhur presidenti i UEFA për të inaguruar stadiumin e ri kombëtar që ka kushtuar 75 milionë euro dhe që do jetë stadium krejtësisht europian. Ndërkohë masat e sigurisë ishin tmerrsisht të rrepta në Tiranë, por përsëri nuk munguan parullat kundër kryeministrit Rama. Janë foto dhe video që tregojnë se si tifozët në kor thërrisnin “Rama IK”.

SHQIPËRI-FRANCË 0-2

Kështu u mbyll ndeshja me dy gola që në pjesën e parë. Ekipi shqiptar luajti mirë, por kampionët e botës mbeten kampion! Në fushë kishte probleme, pasi në shumë raste kishte gropa pas çdo ndërhyrje mes lojtarëve, aqsa ka nevojë për ta ndryshuar tapetin e fushës. Por stadiumi është luksoz dhe krejt europian. Ka kushtuar 75 milionë euro.

 

Tifozët thërrasin “Rama ik”

Tifozët kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së stadiumit të ri “Air Albania Stadium”.

Sikurse mund të dëgjohet edhe në video, në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së, ku protestues te shumte, ndriçuan bulevardin me dritat e celulareve. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Në fjalën e tij, Rama e quajti ditën e sotme “ditë historike për sportin shqiptar”.

 

CEREMONIA e inaugurimit të stadiumit 

Gjatë inaugurimit të stadiumit (FOTO: LSA)

Probleme me stadiumin e ri

Inaugurimi i stadiumit të ri ka jo pak probleme. Një gafë ka ndodhur me sistemin e vaditjes në lagien e fushës. Dy nga hedhëset e ujit, janë shumë afër me tifozët, dhe lagin ata që gjenden në tribunën pas porte.

 

Foto nga stadiumi i ri në Tiranë

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.