Dybala-Morata japin lamtumirën në verë, Juventus mendon për zëvendësuesit

0 192

Sipas “Sportmediaset”, Juventus po planifikon që në merkaton e verës të largojë dyshen e sulmit, Morata-Dybala.Me ardhjen e bomberit Vlahovic, e ardhmja e dy lojtarëve të lartëpërmendur është e distancuar nga Juventus.

Për Moratën mund të tentojë Barcelona, pasi dhe në këtë merkato të janarit e kërkoi me patjetër. Paulo Dybala kërkohet nga Inter dhe Marotta ka kohë që e planifikon transferimin e tij në Milano.

Inter duhet të ketë kujdes nga konkurrenca e Liverpool-it për talentin argjentinas.Juventus ka gati dy emra për të zëvendësuar ata. Zaniolo i Romës dhe Raspadori i Sassuolos janë dy emrat e piketuar nga “Zonja e Vjetër” për merkaton e janarit

Leave A Reply

Your email address will not be published.