Dyndja në urbanë/Tomini: Përgjegjësi individuale, kjo grupmoshë duhet ta evitojë

0 326

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, linjat e transportit publik, baret dhe restorantet si dhe një sërë institucionesh shihen të tejmbushur me njerëz, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini shprehet se masat e mbrojtjes duhen marrë nga vetë qytetarët. Ajo nënvizon se një grupmoshë e popullsisë mund ta evitojë përdorimin e transportit publik.

”Përdorimi i transportit publik mund të evitohet. Hiq ata që shkojnë në punë, lëvizin grupmosha të thyera që s’kanë pse lëvizin gjatë pikut. Eliminohen oraret e pikut. Vajtja në bare e restorante është zgjedhje personale. Në vende risku, unë nuk zgjedh të jap jetën. Të frekuentosh barin, për arsye dëshirë, do ishte e udhës të evitohen”,-tha ajo

Numri i testimeve, sipas Tominit, është rritur dhe tashmë shton ajo po raportohen edhe ato të bëra në laboratore në licensuara të privatit. Për recetat që po qarkullojnë ne mesazhe Whatsapp-i, Eugena Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm sistemin e referimit, të konsultohen me mjekun e familjes dhe të mos marrin një apo më shumë antibiotikë apo edhe të kombinuar me antiviralë, me iniciativën e tyre personale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.