E enjtja dhe e premtja ditët më të ftohta të javës, si parashikohet fundjava

0 185

Temperatura të ulëta dhe mot i acartë, do të jenë prezente në të gjithë vendin. Sipas meterologes Adiola Bani e enjtja dhe e premtja do jenë ditët më të ftohta të javës.

Ajo thekson se afërsisht 80 për qind e territorit gjatë orëve të para të ditës së enjte dhe ditës së premte do të jetë në vlera negative.

Ditët më të ftohta të kësaj jave parashikohen të jenë dita e enjte dhe dita e premte ku termometri në zonat malore zbret dhe në minus 8 apo 9 gradë Celsius. Afërsisht 80 për qind e territorit gjatë orëve të para të ditës së enjte dhe ditës së premte do të jetë në vlera negative. Vetëm vija bregdetare do të jetë 2 apo 3 gradë gjatë orëve të para të ditës. Në zonat malore do të ketë edhe reshje të konsiderueshme dëbore”, tha Bani.

Ndërkohë Bani thekson se fundjava pritet të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në disa zona të vendit.

Do të kemi reshje të konsiderueshme të dëborës pasi me qarkullimin e masave ajrore polare ne kemi kryesisht mot të qëndrueshëm, por në mungesë të reshjeve, kryefjala do të jenë temperaturat e ulëta dhe era, e cila do t’i bëjë këto temperatura të ndihen akoma më të ulëta nga se janë.

Sipas sinoptikanëve, fundjava pritet të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në disa zona të vendit” tha Bani.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.