“E hëna nis me reshje”, sinoptikania: Si parashikohet moti gjatë fundjavës

0 174

Fundjava parashikohet të ketë një mot të ngrohtë me diell. Sinoptikania Lajda Porja, gjatë një lidhjeje direkte me Klan News tha se ditën e diel, pasditja do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta kryesisht në zonën veri-veriperëndim. Megjithatë, pjesa e parë e së dielës do të jetë me temperatura të larta dhe shumë diell.

“Që prej ditës së djeshme kemi depërtim të masave ajrore shumë më të ngrohta kryesisht me origjinë perëndimore duke sjellë rritje dhe mëngjeset duke i bërë më të ngrohta. Minimalet shënohen jo më shumë se -2, ndonjë zonë e veçantë -3 gradë. Maksimalja pritet që sot të ngjitet termometri deri në 15 gradë. Sa i përket fundjavës, dita e nesërme do të jetë një ditë me shumë orë me diell. Parashikohet të ketë një rritje të temperaturave dhe termometri rritet në 16 gradë. Dita e diel, pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të kthjellët, pasditja do të jetë më vranësira, sidomos në orët e vona të mbrëmjes duke risjellë reshje, por e theksoj reshje të pakta kryesisht veri-veriperëndim. Megjithatë temperatura të larta pritet të na shoqërojnë gjatë fundjavës.

Sa i përket javës tjetër meteorologia tha se “dita e hënë do nisë me vranësira dhe shira. Shirat do jenë në sasi të pakët dhe do jenë vetëm gjatë ditës së hënë. Temperaturat do jenë të larta. Do të jemi në vlerat tipike të Shkurtit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.