E mitura shkon në spital për ënjtje në këmbë, ndërron jetë papritur

0 30

Greqi- Një 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spital të shtunën e 30 prillit, pasi ishte shtruar atje për ënjtje në këmbë.

Prindërit e vogëlushes pritet të padisin spitalin për të hetuar mundësinë e një gabimi mjekësor nga ana e doktorëve që morën përsipër trajtimin e viktimës 3-vjeçare.

Vogëlushja ishte shtruar në spital më 19 prill për dhimbje në këmbë pasi kishte shfaqur ënjtje në gju.

Për fat të keq ajo ndërroi jetë papritur të shtunën e 30 prillit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.