E mori virusin tek 313 dhe infekton prindërit. Nis hetimi, rrezikon burg

0 342

Përhapja e Covid-19 në burgun 313 në Tiranë, është një vatër e frikshme që do të prekë fatkeqësisht edhe të tjerë. Një çift të moshuarit në fshatin Vele të Mirditës janë identifikuar me Covid-19 pas kryerjes së analizës në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Të moshuarit janë infektuar nga djali i tyre, i cili është punonjës në burgun 313 në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama në një reagim të ashpër për papërgjegjshmërinë e djalit që solli rrezikun për jetën ndaj prindërve, thotë se ka nisur hetimi dhe paralajmëron deri në ndëshkim me burg për punonjësin e burgut. Edhe pse në burgun 313 ka 13 raste me Covid-19, nga Ministria e Drejtësisë nuk ka një reagim zyrtar nëse mes tyre janë edhe të dënuar, apo vetëm personel i burgut.

Një italian i dënuar i arrestuar në Durrës si pjesë e organizatave mafioze, ishte i pari i identifikuar me Covid-19. Sipas informacioneve te sigurta qytetari italian nuk ka pasur asnje kontakt me njerez nga jashtë burgut që nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare janë pezulluar që nga data 11 për të gjithë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.