E premte e zezë! Lumenjtë i marrin jetën 4 personave

0 69

Tragjik është kjo e premte dhe jo nga Covid-19. Katër persona kanë humbur jetën në lumenjtë e Shqipërisë. Një 39-vjeçar dhe një i mitur, u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm në lumin Buna. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, por trupat e pajetë u gjetën vetëm mëngjesin e sotëm.

Më pas lumi Vjosa do të merte jetën e një tjetër të riu. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Cakrani i Fierit. Ky i fundit kishte shkuar të lahej në Vjosë me dy shokët e tij. Kur pa se rryma po e merte me vete, i riu kërkoi ndihmën e shokëve, por këta të fundit menduan se po tallej. Neglizhenca i kushtoi shumë shtrenjtë, pasi kur kërkuan ndihmë ishte tepër vonë.

Tragjedia më e fundit u shënua në Dibër, ku një fëmijë u mbyt në lumin Drin i Zi. Ngjarja e rëndë u regjistrua në afërsi të fshatit Selane pranë Peshkopisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.