E veçantë, mësuesi i historisë krijon muzeun etnografik në Pustec

0 500

Atë që pushtetet lokale nuk e kanë bërë për vite e vite të tëra, mësuesit i është dashur që me përkushtim të arrijë dhe të krijojë muzeun e parë etnografik në zonën turistike të Prespës në Pustec. Spase Tërpo tregon që në mini muzeun e tij ka arritur të shfaqë që nga veshjet e shekullit të 19, veglat e punës deri edhe tek koha e viteve të komunizmit.

“Këtu mund të gjejmë objekte që para 3 brezash. Muzeu është i ndarë në tri pjesë, korridori ku ndodhen fotografi familjare, pjesa e dytë që flet për rrjetën në shekullin e 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të dhe pjesa e tretë që përqendrohet më shumë në epokën komuniste”, thotë Tërpo.

Turistët që vizitonin Pustecin ishin shtysa që mësuesi i historisë të ndërmerrte vendimin për hapjen e këtij muzeu. Pusteci është një bashki e vogël por me potenciale të mëdha turistike duke filluar që nga ai liqenor e për të vijuar me atë historik apo kulturor për faktin se në territorin e saj janë të vendosura dhjetëra kisha të frekuentuara nga eremitët. Problemi madhor i zonës është mungesa e investimeve nga pushteti qendror, kryesisht pasi vetë bashkia ka një buxhet të papërfillshëm për kryerje investimesh qe do të ndihmonin turizmin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.