Edhe 5 kutitë e fundit në bashkinë e Shkodrës, kandidati i Berishës drejt fitores. Ja sa vota kanë marrë të zgjedhurit e Ramës dhe Bashës

0 262

Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës (6 mars) nisi procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.

Në Shkodër, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga rezultatet në kohë reale në avantazh është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, i ndjekur nga Majlinda Angoni e PS dhe ne vendin e tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati.

Deri më tani, janë hapur 245 kuti votimi nga 250 kuti, ku rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 19.976 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 18.029 vota dhe kandidati i PD, Xhemal Bushati me 7.565 vota.

Leave A Reply

Your email address will not be published.