Edi Rama, ti sot je armiku im

0 20

Ilir Demaliaj

Edi Rama ti sot je armiku im. Edi Rama! Sot Ti je në gjendje shumë më të rëndë se presidenti Berisha në 1996. Në vitin 1996, kur falangat e Berishës, ashtu si detashmentet e gërçkarëve të T’u sot, policë dhe civilë, si dikur ato xhupat e zi” të kriminelit Bashkim Gazidede, që vepronte nën urdhërat e presidentit aso kohe Sali Berishës, që të dhunuan barbarisht, shkruajta në gazetën “Koha Jonë” një shkrim, “Regjimi Tiranës është postdiktaturë”.

Ndërmjet të tjerave shkruaja ”Hezitimi i presidentit për të dënuar shkelje të tilla u ka hapur udhën veprimtarisë së bandave që komandohen nga segmente të shtetit, të cilët masakrojnë kundërshtarët politikë ashtu siç ndodhi me mikun tim Edi Rama. Zoti president duhet të ketë të qartë se aty ku rrihen dhe masakrohen qytetarët duke i hequr të drejtën e fjalës së lirë, nuk kemi të bëjmë me demokraci, po me postdiktaturë”.

Të njëjtën gjë po bën ti sot Edi Rama. Po shkatërron trashëgiminë kulturore dhe historike të Tiranës, me gërçekarët provncialë dhe me banditë e cuba që ke mbushur Parlamentin, shtetin, administratën. Po rreh në mënyre banale dhe barbare me falangat e tua dhe gjeneral Lleshin, qytetarë, artistë, studentë. Pse? Pse po mbrojnë kulturën, historinë, trashëgiminë e qytetit tyre.

Ke shkuar shumë larg, sa që edhe po të tërhiqesh sot, nuk mund të lehtsosh ndëshkimin tënd në një ditë, të afërt apo të largët. Do më kujtosh kur të vijë ajo ditë! Dhe po ta themë, po se pate nga ligji, do ta keshë nga mafia që të ka shtrënguar “your bolls” dhe nuk je njeri, jo vetëm i lirë, por portreti yt sot, nuk ka asnjë lidhje me artistin, por me një kriminel ordiner, ti shkatërues i vlerave të historisë se Tironës

Leave A Reply

Your email address will not be published.