Einxhel gati për fëmijën e parë, Dagz: E kam ndarë mendjen

0 42

Çifti më i qëndrueshëm dhe që e kanë shprehur hapur lidhjen e tyre të fortë Einxhel dhe DJ Dagz duket se janë gati për pritjen e fëmijës së tyre të parë.

I ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Dagz-it iu bë një surprizë nga Einxhel, e cila në një lidhje direkte tha se pret t’ja mbushë mendjen atij për një fëmijë.

Dagz tha se ai e ka ndarë mendjen prej kohësh për një fëmijë.

Biseda në studio:

Einxhel: Dagz i bën të gjitha punët e shtëpisë. Ai është në Tiranë, unë në plazh. Dagz është njeri praktik, nuk të bezdis. Nuk kërkon shumë për të ngrënë.

Ori: Po për bebin?

Einxhel: A kemi nisur punën, apo do e bëjmë bebin. Se di zemra, Dagz e keni aty pse më pyesni mua. Ishalla po ja mbush mendjen.

Dagz: Të ndarë e kam mendjen unë, prej moti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.