Einxhel rrëzohet keq në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët në pritje të doktorit

0 164

Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira, ka përjetuar një moment aspak të këndshëm të enjten në Big Brother VIP. Teksa tentoi të rrotullohet në një orendi në formë rrethi, ajo rrëshqiti së bashku me orendinë dhe u rrëzua në dysheme.

Me t’u rrëzuar Einxhel dëgjohet duke bërtitur dhe thënë: “E theva krahun”. Në atë moment, banorët që ishin në dhomën e ndjenjës fillojnë të qeshin, teksa kur shohin se situata është serioze i vijnë në ndihmë.

Pasi banorët dalin në oborr, ata fillojnë të qeshin me të madhe, duke kujtuar momentin e rrëzimit, ndërkohë që aktori Donald Veshaj vrapon për t’i dalë në ndihmë.

Ky i fundit kur sheh të tjerët që po qeshin me Einxhelin, del në oborr duke iu bërtitur dhe drejtuar me: “Çfarë ka për të qeshur?”.

Ndërkohë, fansat e çiftit kanë publikuar në rrjetet sociale një mesazh që kanë pranuar nga i dashuri i Einxhel, DJ Dagz, në një grup privat të fansave të krijuar në Instagram.

“E fortë është Einxhel, mos u bëni merak”, ka shkruar Dagz, duke treguar kështu se nuk ka vend për shqetësim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.