Ekipi korçar: Aludime të pavërteta, gjykata Federale Zvicerane s’ka vendosur ende

0 24

Ekipi korçar është ende me sy e veshë nga vendimi që do të japë gjykata Federale Zviceriane dhe lidhur me këtë situatë, klubi ka reaguar përmes një deklarate për shtyp. Skënderbeu thekson se vendimi i Gjykatës Federale për dënimin e klubit korçar ende nuk ka ardhur, ndryshe nga sa është përfolur së fundmi.

Klubi bën me dije se ishte parashikuar që vendimi të jepej në fund të muajit të kaluar, por për shkak të pandemisë është shtyrë dhe ende nuk ka një datë fikse se kur do të jepet. Nga ana tjetër, tranjeri Ilir Daja, ka konfirmuar se do të vijojë të qëndrojë në Korçë, nëse Skënderbeu do të marrë lajme të mira nga Zvicra.

Skënderbeu shpreson në përgjysmimin e dënimit të UEFA-s nga Gjykata Federale në Zvicër. Klubi shqiptar beson se me ndihmën e avokatëve, përjashtimi nga Europa të zbresë në 3 vjet. Presidenti Takaj shpreson që gjykata në Zvicër të heqë edhe gjobën financiare. Ish-kampionia e Shqipërisë mbetet e vetmja skuadër shqiptare që ka arritur në fazën e grupeve në një kompeticion të UEFA-s, saktësisht dy herë në Ligën e Europës

Deklarata e plotë

Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu

Leave A Reply

Your email address will not be published.