Eko-ankthi, ja çfarë është dhe cilët e përjetojnë më shumë

0 369

Gjendja, të cilën Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) e përshkruan si “një frikë kronike e shkatërrimit të mjedisit”, është përhapur.

Një sondazh i fundit, i kryer gjithashtu nga APA, zbuloi se 68% e të rriturve amerikanë thonë se kanë të paktën pak eko-ankth dhe rreth gjysma e atyre midis moshave 18-34 vjeç thanë se stresi i tyre për ndryshimin e klimës ndikon në jetën e përditshme.

APA shton se eko-ankthi, i njohur edhe si ankthi i klimës ose ankthi i ndryshimit të klimës – mund të shkaktojë efekte akute (zakonisht pas një katastrofe natyrore) dhe efekte kronike (që rezultojnë nga ndryshimi gradual i klimës) në shëndetin mendor. Ato mund të shfaqen si:

-Tronditje dhe trauma
-Çrregullim i stresit post-traumatik
-Stres i komplikuar
-Ankth
-Abuzim me substanca
-Agresion dhe dhunë
-Humbje e kontrollit
-Ndjenjë e mungesës së shpresës, frikës, fatalitetit etj.

Kush preket më shumë nga ankthi i klimës?

Ata që përjetojnë pasoja të drejtpërdrejta të ndryshimit të klimës, zjarret, stuhitë, përmbytjet janë veçanërisht të prekur. Shkencëtarët kanë studiuar prej kohësh efektet psikologjike të katastrofave mjedisore për të ditur se ndikimi te shëndeti mendor është shumë real.

Pas uraganit Katrina, stuhia e vitit 2005 në SHBA e cila mori mbi 1800 jetë, një në gjashtë të mbijetuar tregoi shenja të çrregullimit të stresit post-traumatik dhe ide vetëvrasjeje.

Ndryshimi i klimës është shkencërisht i pamohueshëm dhe një kërcënim real. Është racionale të shqetësohesh për të. “Ankth mund të jetë një gjë e mirë nëse ekziston një problem i vërtetë”, thotë Susan Clayton, bashkëautore e raportit eko-ankthit të APA.

Leave A Reply

Your email address will not be published.