Ekspertët e shëndetësisë: Jemi larg hapjes së shkollave

0 314

Ekspertët e shëndetësisë, përfaqësues të Task-Forcës për Covid-19 vlerësojnë se është ende herët për rikthimin e nxënësve në shkolla, pasi përbëjnë rrezik transmetimi të të rriturit por edhe për stafin pedagogjik. Nëse nuk dihet ende vendimi final, e sigurt është se viti shkollor nuk do digjet. Të gjithë nxënësit, prindër, mësuesit janë në këtë dilemë a do të hapen apo jo. Nuk dihet ende por çfarë pritet është që nxënësit e klasave të 9 dhe vitet e katërta te vijnë për përsëritje.

Skenarët e mundshëm në këtë situatë. Së pari prindërit do të kenë në dorë të zgjedhin nëse duan që fëmijët të mos humbin vitin apo ta ripërsërisin atë, pa pasur asnjë penalizim. Parashikohet që në bankat e shkollës fillimisht të kthehen klasat e 9 dhe 12-a. Ide kjo që po shqyrtohet për të mbrojtur vitin shkollor, provimet e lirimit dhe maturës.

“Në rast se do të realizohet unë marr për bazë shkollën time, duke u nisur nga numri i nxënësve që kam ne klasat e 9 ti vë të gjitha klasat në dispozicion. Tu krijoj kushtet e duhura. Në një klasë të zakonshme këtu kishim 22 nxënës, në klasën bazuar në situatën që po flasim sipas ekspertëve kërkohen të jenë 5 nxënës do të thotë të ruhet distancimi nga nxënësi në nxënës në dy metra”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.