Ekzekutimet në Shqipëri/ Kush do të jenë të vrarët e rradhës?

0 458

Nga: Redjon Shtylla

Krismat e armëve dhe vrasjet me pagesë rinisën menjëherë pasi qeveria liroi masat e marra nga pandemia Covid-19. Ekzekutimet e bujshme nisën më 27 prill me 4 të vrarë në një ditë. Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, u ekzekutuan brenda një makine afër tregut të makinave në Durrës. Vrasja e dyfishtë erdhi menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë, ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i vjetër.

Vendi u trondit sërish nga plumbat që vërshuan në Kurbin mbrëmjen e së shtunës. Dy viktimat janë Bujar Lika 37-vjeç dhe Paulin Gjergji 53-vjeç ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pak orë pas ngjarjes Sipas burimeve dy viktimat kanë qenë bashkë ulur në lokal, në momentin kur janë qëlluar 5 herë me armë zjarri automatik, ndërsa kundërpërgjigja nuk ka munguar. Viktima Bujar Lika duket se i trembej një ngjarje të tillë dhe ishte i përgatitur, pasi kishte një pistoletë me vete dhe ka qëlluar në drejtim të agresorëve.

Dyshihet se Bujar Lika të ketë qenë shenjestra e atentatit. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, por që Gjykata e Apelit e kishte shpallur të pafajshëm. Një tjetër pistë kryesore është dhe hetimi i përplasjeve të grupeve të njohura dhe kryesore në botën e krimit.

Lufta mes bandave është e egër dhe përplasjet po ndodhin në sytë e Policisë së Shtetit por deri kur? Kush do jenë të vrarët e rradhës? Kreu i qeverisë, Edi Rama, dy vite më parë theksoi se vrasjet janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh “le të hanë kokat e njëri-tjetrit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.