Ekzekutimi i dy vëllezërve, ja dinamika e fundit

0 389

Ekzekutimi i dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, dyshohet se është bërë nga një grup me më shumë se tre persona. Mësohet se ekspertët kanë ardhur edhe njëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rindërtuar nga e para dinamikën e krimit të ndodhur. Mendohet se njëri prej autorëve u ka zënë pritë dy vëllezërve, ndërsa dy të tjerë i kanë ndjekur nga pas me një makinë tip “Toyota”. Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shkozetit. Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 plumba kallashnikovi. Deri më tani në komisariatin e Durrësit janë shoqëruar në 35 persona, të cilëve u është marrë dëshmia. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës rreth orës 16:40, pranë tregut të makinave, në zonën e njohur si Nishtulla në Durrës. Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shkozetit. Pista kryesore që policia po heton është ajo e larjes së hesapeve për shkak borxhesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.