Ekzekutimi, pistë hakëmarrja. Rruga që çoi Billën nga burg përjetë në faljen e 5 viteve (VIDEO LAJM)

0 325

Një tjetër atentat mafioz tronditi opinionin publik. Para 5 ditësh mbërriti nga Belgjika, të enjten ishte në Durrës dhe në mbrëmje teksa po ndalonte në një qendër tregtare në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, Hekuran Billa u eliminua. Ai ishte në ecje e sipër me makinë dhe 11 plumba u gjuajtën ndaj tij, ku një goditje e kapi në trup dhe një në kokë. Këto dy plumba i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Dëshmitarët thonë se menduan se kishte ndodhur ndonjë aksident, pasi të shtënat nuk i dëgjuan. Viktima ka qenë i vetëm në makinë, pa armë me vete dhe mundësi reagimi. Nga vendi ku ndodhi vrasja te Komuna e Parisit, autori është larguar duke dalë në rrugën kryesore në Unazën e Re, që ndodhet 100 metra nga vendi i krimit. Largimi ka qenë i lehtë, pasi në atë pjesë nuk ka as postbllok. Pamjet e kamerave të sigurisë nuk japin një imazh të saktë të autorit duke vështirësuar punën e grupit hetimor.

Personi i fundit me të cilën foli Billa, ishte motra e tij, që punon te qendra tregtare dhe që po shkonte ta takonte. Në dëshminë e saj në polici, motra është shprehur se i vëllai e telefonoi dhe do ta takonte por takimi nuk u realizua kurrë. Billa rezulton një person me precedent të theksuar kriminal, pasi në vitin 2006 ai ekzekutoi me brëshëri në një lokal në Angli, Prel Marku dhe la të plagosur tre të tjerë: Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin. Teksa kjo është pista më e fortë që ka në dorë grupi hetues në Tiranë, familjarët e 40-vjeçarit janë pyetur në polici dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte për këtë ngjarje. Sipas tyre atë konflikt e kanë mbyllur.

Gjykata në Angli e dënoi Billën me burgim të përjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas, Ministria e Drejtësisë Shqiptare, pra në 2016, kërkoi që ai të ekstradohet drejt vendit tonë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Në Shqipëri, Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor. Gjyqtari Altin Abdiu në 13 maj 2014, bëri njohjen e vendimit të përjetshëm por në 20 korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj, vendosi të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha doli sërish në skenë, pasi vitin e shkuar ajo i fali Billës 5 vite duke e nxjerrë me kusht. Nga ana tjetër, ky vendim tashmë do të kalojë në sitën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pasi pavarësisht se ishte dënuar me burg përjetë, arriti që të dilte falë manovrave të drejtësisë.

Ngjarja

Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh. Sipas Policisë, për të shmangur dhe identifikimin nga kamerat e sigurisë, si dhe largimit të shpejtë nga zona, vrasësit u kthyen nga e njëjta rrugë nga e cila erdhën, në daljen më të shpejtë në autostradë. Makina e tyre, tip “Benz”, do të gjendej më vonë e djegur në Pezë. Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja.

Ngjarja në Britani

Në vitin 2006, ai ekzekutoi me breshëri në një lokal në Angli, Prel Markun ndërsa la të plagosur tre të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani. Gjykata në Angli e dënon Billën me burgim të përjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas, Ministria e Drejtësisë Shqiptare, pra në në 2016, kërkoi që ai ekstradohet drejt vendit tonë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Në Shqipëri, Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Gjykata shqiptare ja konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar. Pasi mori këtë vendim tre vite më vonë, Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për tu liruar me kusht, që arriti ta marrë në vitin 2019.

Lirimi nga burgu

Gjyqtari Altin Abdiu në 13 maj 2014, bëri njohjen e vendimit të përjetshëm por në 20 korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj, vendosi të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha vitin e kaluar i njohu uljet dhe i fali 5 vite duke e liruar me kusht. “Hekuran Billa ka arsye të veçanta që përligjin kërkesën e tij për lirimin me kusht, që janë gjendja familjare ku konkretisht është në përbërje familjare me dy prindërit, gjendja shëndetësore e tyre paraqitet me probleme të shëndetit, të dokumentuara. Arsye tjetër është gjendja ekonomike e vështirë, pasi të vetmet të ardhura janë pensioni i prindërve të tij, i cili është i pamjaftueshëm për ilaçet e tyre, ndaj ai ka paraqitur edhe një kontratë punësimi”. Gjithashtu theksohet sjellja e mirë e Billës në burg. Në vendim thuhet se shërbimi i provës është shprehur se perspektiva e riintegrimit të tij në shoqëri është e konsiderueshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.