El Chapo i tradhtuar nga gruaja? Mund të nxjerrë sekretet e Kartelit të Sinaloas

0 306

Gruaja e Joaquin El Chapo Guzman, mund t’i jetë vetëdorëzuar autoriteteve të drejtësisë në SHBA-të. “Vice News” raporton se ka mësuar përmes disa burimeve se Ema Coronel është dorëzuar, edhe pse fillimisht u raportua se ishte arrestuar.

Gruaja e trafikantit më të famshëm të kokainës pas Escobar mund të jetë gati të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane për të siguruar detaje të reja nga aktiviteti i Kartelit të Sinaloas, që drejtohej nga El Chapo, ndërsa sot që ai është pas hekurave, nga djemtë dhe miqtë e tij. Mike Vigil, një ish-agjent i DEA-s dhe njohës i karteleve meksikane, tha për “The Sun” se ajo mund të ketë informacione të vlefshme sepse ka qenë në dijeni të gjithçkaje.

“Emma Coronel gjithmonë ka qenë princesha “Narcos”. “Babai i saj Inez dhe vëllai Omar ishin trafikantë droge dhe kur u martua me El Chapo-n, familjet bashkuan edhe trafikun. Guzman mori në organizatën e tij babain dhe vëllain e saj. Anëtarët e karteleve u besojnë familjarëve më shumë se kujtdo tjetër”, tha Vigil.

Coronel u njoh me El Chapo-n kur ishte adoleshente dhe është 32 vite më e vogël se ai. E lindur në Kaliforni, ajo ka nënshtetësi të dyfishtë, meksikane dhe amerikane. Përgjatë gjithë jetës së saj, Guzman ka qenë ose në arrati, ose në burg. Gjykata vendosi që Coronel do të qëndrojë në qeli deri në ditën e daljes në gjyq. 31-vjeçarja u vu në pranga në aeroportin e Uashingtonit më 23 shkurt, dhe akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, si heroina, kokaina, marijuhana dhe metafetamina, si dhe për komplot në arratisjen e Guzman nga burgjet meksikane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.