”El Chapo” në jetën reale, KLGJ zvarrit vendimin për Dvoranin

0 414

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur sot seancën për Ardian Drovanin. Drejtuesit e këtij institucioni u shprehën se do të kërkojnë mendimin e institucioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi, lidhur me mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese edhe pse Kushtetuta nuk lë hapësirë për intepretime për këtë rast.

Në mbledhjen e KLGJ nuk kanë munguar debatet. Një pjesë e anëtarëve të KLGJ deklaruan se “Dvorani po ushtron një detyrë dhe shërbim të pakërkuar”. Një pjesë e anëtarëve kërkuan mendimin nga Euralius dhe OPTAD për interpretimin e çështjes në parim dhe jo për rastin Dvorani. KLGJ vendosi gjithashtu që t’i ofrojë një mundësi të dytë Dvoranit për të rishikuar qëndrimin e tij joligjor duke e njohur me të gjithë faktet dhe të dhënat shkresore

Një pjesë e anëtarëve deklaruan se Dvorani nuk ka lexuar raportin e komisionit të karrierës dhe nuk ka njohuri mbi korrespondencën shkresore KLGJ-Presidencë. Ata deklaruan se pretendimet e Dvoranit janë të paargumentuara ligjërisht. Ndërkohë një pjesë e anëtarëve ishin dukshëm në mbrojtje te Dvoranit dhe votuan për të zvarritur edhe më tepër mandatin e tij.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami tha se shpjegimet e Dvoranit për mandatin janë marrë nga ky institucion. Ndërkohë, Erjon Muharremi tha se për çështjen në fjalë, kërkohet mendim dhe nga partnerët e huaj. Disa ditë më parë Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një letër këtij institucioni dhe KLGJ-së për të vendosur se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL, ndaj as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014 (vakancat minimale në GJL janë plotësuar). Pra KLGJ si institucion kushtetues e zvarriti vendimin nga ndërhyrjet politike, duke mos iu referuar kushtetutës, por ndërkombëtarëve, tamam si në filmin serial për trafikantin e drogës “El Chapo” Guzman.

Votimi në KLGJ për tu kërkuar ndërkombëtarëve leximin e Kushtetutës për Dvoranin:

Maksim Qoku – Pro

Brunilda Kadi- Kundër, sepse do kërkojmë mendimin e partnerëve. E kam të qartë Kushtetutën, por mesa duket mes nesh ka që nuk dinë ta lexojnë.

Dritan Hallunaj- Pro

Ilir Toska – Pro

Alban Toro -Kundër

Fatmira Luli – Kundër

Marcela Shehu – Kundër

Erjon Muharremaj – Pro

Brikena Ukperaj – Pro

Mehdi Bici – Pro

Nureda Llagami – Pro

Leave A Reply

Your email address will not be published.