El Chapo shpreson të dalë nga burgu

0 339

Vetëm 1 vit më parë, Joaquin “El Chapo” Guzman, ish-trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë, u dënua me burgim të përjetshëm, plus 30 vite, pasi u shpall fajtor për 10 akuza të ndryshme, si trafikim i lëndëve narkotike, pastrim parash dhe vrasje.

Meksikani i kalon ditët në të një qeli me sipërfaqe 6 metra katrorë në Burgun e Sigurisë së Lartë Supermax në Kolorado. Avokatja e tij tha për CNN se Guzman po pret të marrë lirinë. ”Zoti Guzman mbetet i përqendruar te apeli dhe të gjithë po punojmë rreth këtij synimi”, tha Mariel Colon. Ajo dhe pjesa tjetër e skuadrës ligjore të El Chapo-s, po bëjnë gati dokumentet për të apeluar vendimin brenda afatit që është 21 gushti.

Për shkak të pandemisë, kufizimet në burg për El Chapo-n janë shtuar. Para shpërthimit të Covid-19, ai mund të takonte fizikisht vetëm avokatët dhe dy vajzat e vogla binjake. ”Tani ndihet edhe më i vetmuar. Ia kanë anuluar plotësisht vizitat. Ai kishte vetëm tre orë liri në javë për të shëtitur ose për t’u stërvitur në oborrin e burgut, por edhe atë ia kanë hequr, për të kufizuar kontaktet me rojet”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.