Elezi: Mendohet se në kampin Al-Hawl ka mbi 70 shqiptarë

0 259

Dje në atdhe u kthyen katër fëmijë dhe një grua, pas viteve qëndrim në kampin Al-Hawl në Siri. Drejtori i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi, thotë se vijojnë përpjekjet për kthimin e shqiptarëve që kanë mbetur në këtë kamp ferr.

“Ne kishim informacione se edhe ata shqiptarë që ishin vendosur në kampe të lëviznin në aeroportin e qytetit të Libanit e më pas në Tiranë, por pas informacioneve të bëra publike edhe nga autoritetet shqiptare, si duket operacioni është shtyrë për në ditët në vijim. Akoma nuk i dimë arsyet […] presim ndërkohë të kemi kontakte me autoritetet e kampit që të konfirmojmë pretendimet nëse mbi 40 persona kanë lëvizur që aty, apo jo”,- tha Elezi duke shtuar se nga grupi i shqiptarëve që mendohet se kanë mbetur në kampe, kryesisht janë fëmijë, por ka edhe të moshuar.

Për më tepër, Elezi nënvizon se organizata e tij dhe grupet e tjera të kontaktit parapëlqenin më shumë ndjekjen e vijës amerikano-kurde, e cila konsiderohet më e sigurt. ”Kjo vijë është më e shpejtë, më e sigurt. Mund të shkohet përmes Al-Holit në Erbil [kryeqyteti i Kurdistanit, në Irak] dhe nga Erbili në Tiranë. Këtë rrugë e kanë ndjekur edhe gazetarë dhe kështu besojmë se mund të marrim edhe personat e tjerë më lehtë se rruga e ndjekur nga kampi në Damask dhe më pas Liban”,- tha më tej.

Hamendësohet se në kampin Al-Hawl, janë mbi 70 shqiptarë dhe rreth 40 të tjerë jashtë kampeve siriane, kjo pasi këta i përkasin një tjetër fraksioni të angazhuar në luftën civile që përfshiu Sirinë prej fillimit të vitit 2011.

Leave A Reply

Your email address will not be published.