Elita Rudi i kushton nënës së Gjikos fjalët që jo çdo nuse do ia dedikonte vjehrrës: Je më e mira

0 161

Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër çiftet më të bukur të showbizz-it shqiptar. Në dukje ata janë çifti perfekt dhe përcjellin gjithmonë pozitivitet, lumturi dhe dashuri.

Moderatorja dhe reperi, prindër të lumtur të dy fëmijëve, kanë treguar se janë shumë të dashuruar dhe respektojnë njëri-tjetrin.

Por duket se Elita Rudi nuk kanë një marrëdhënie të mirë vetëm me bashkëshortin e saj, por edhe me nënën e tij.

Në ditën e saj të lindjes, prezantuesja i ka kushtuar fjalët që jo çdo nuse do ia dedikonte vjehrrës së saj.

Teksa postoi foto krah nënës së Gjikos, Elita Rudi u shpreh se vjehrra e saj është një grua me klas, inteligjente dhe e kujdesshme, dhe se është inspirim për të.

“Gëzuar ditëlindjen vjehrrës më të mirë në botë. Je me klas, inteligjente dhe e kujdesshme, në thelb, personi që aspiroj të bëhem. Faleminderit që po mi mëson dhe mua”, shkroi Elita Rudi në urimin dedikuar vjehrrës së saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.