Elon Musk trondit bursën, marrëveshja e blerjes së “Twitter” në rrezik

0 16

CEO i “Teslas” dhe njëherësh super-miliarderi Elon Musk ka arritur të tronditë sërish bursën ditën e sotme, me deklaratën e papritur se do të vendosë në pritje ofertën e tij 44 miliardë dollarëshe për të blerë aksionet e Twitter.

“Marrëveshja për të blerë Tëitter është vendosur përkohësisht në pritje”, thotë Musk në një postim të minutave të fundit.

Ky bllokim i marrëveshjes sipas Elon Musk është bërë në pritje të detajeve që mbështesin kalkulimet se llogaritë e padëshiruara “fake accounts” përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve” të rrjetit të njohur social.

Ndërkohë lajmi ka bërë që aksionet e Tëitter të bien më shumë se 20% në tregje.
Postimin e tij, Musk e lidh me një raport të Reuters të botuar më 2 Maj, në lidhje me zbulimin më të fundit të Twitter me problemet e kompanisë përsa i përket postimeve të padëshiruara dhe llogarive të rreme.

Në raportin e tij financiar tremujor, të publikuar më 28 prill, Twitter vlerësoi se llogaritë e rreme ose spam përbënin më pak se 5% të përdoruesve aktivë të platformës gjatë tre muajve të parë të vitit.
Kompania gjithashtu vuri në dukje se vlerësimet bazoheshin në një rishikim të llogarive dhe besonte se numrat ishin “të arsyeshëm”. Por ata gjithashtu pranuan se matjet nuk ishin verifikuar në mënyrë të pavarur dhe numri aktual i llogarive false ose spam mund të ishte më i lartë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.