Elvana Gjata i bën surprizën e bukur të atit direkt në koncert

0 31

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata elektizoi publikun e “Sunny Hill” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja e njohur është e përkëdhelura e familjes dhe këtë e ka treguar gjithmonë.

E kemi parë në ekran me mami Vjollcën, kurse imazhet me të atin të cilin e konsideron idhullin e saj janë më të rralla, por mbrëmë i bëri një dhuratë tepër të veçantë. Jo vetëm ajo, por edhe mijëra pjesëmarrësit e pranishëm.

Diva e skenës ndaloi për pak sekonda performancën, për t’i uruar në kor babait të saj ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je me i shtrenjti im”,- ka shkruar këngëtarja në videon e publikuar në Instagram, ku ka marrë po ashtu urimet e ndjekësve.

Ndërkohë, 14 vite më parë, Noizy në një prej këngëve të tij ka sharë këngëtaren Elvana Gjata, e cila në atë kohë ishte pjesë e grupit “Baba Star”. Kjo bëri që mes artistëve të kishte edhe një hatërmbetje, duke vazhduar deri vonë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Noizy ka zbuluar se tashmë gjërat mes tyre janë sqaruar. “Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë.

Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, ka thënë reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Leave A Reply

Your email address will not be published.