Embargo ndaj naftës ruse, Von der Leyen: Ne duam që Kievi ta fitojë këtë luftë

0 43

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka dhënë detaje këtë të mërkurë Parlamentit Evropian për një paketë të gjashtë sanksionesh që synojnë ekonominë e Rusisë, ushtrinë dhe propagandën e saj. Ajo tha se Presidenti rus Vladimir Putin donte të fshinte Ukrainën nga harta por nuk do t’ia dilte mbanë dhe se do ishte vendi i tij që do fundosej.

“Ne do të sigurohemi që të heqim gradualisht naftën ruse,” tha ajo. “Pra, në një mënyrë që na lejon ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit me naftë dhe në të njëjtën kohë të jemi shumë të kujdesshëm që të minimizojmë ndikimin në tregun global.”

Von der Leyen tha se importet e naftës së papërpunuar do të hiqen gradualisht gjatë gjashtë muajve dhe produktet e rafinuara deri në fund të 2022.

“Kështu ne maksimizojmë presionin ndaj Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë minimizojmë dëmin kolateral ndaj nesh dhe partnerëve tanë në mbarë globin. Ne duhet të sigurojmë që ekonomia jonë të mbetet e fortë.”

Ajo vazhdoi duke dhënë detaje për një paketë lehtësimi dhe rindërtimi për Ukrainën: “Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë,” tha ajo. Von der Leyen tha se prodhimi ekonomik i Ukrainës do të binte me 35%-50% në vitin 2022 dhe do t’i duheshin 5 miliardë euro në muaj për të vazhduar. “Edhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë”-vijoi Presidentja e Komisionit Evropian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.