Endri, Roen dhe Enea/Tre fizioterapistët në shërbim të pacientëve me Covid-19. Çomo: Vlerë e shtuar

0 279

Bluzat e bardha prej gati një viti në të gjithë botën po luftojnë me Covid-19. Një rol të rëndësishëm, por që nuk kanë marrë një vëmendje aq të madhe në betejën me Covid-19 janë dhe fizioterapistët. Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka zgjedhur që t’i falenderojë ato publikisht.

“Një nga punët e mëdha me pacientet e shtruar me Covid-19, në spital, është edhe trajtimi me Fizioterapi! Faleminderit shumë Endri, Roen, Enea, që me profesionalizëm, durim, guxim, dashuri, i ofroni kaq shumë pacientëve tanë prej shumë muajve! Jeni vlerë e shtuar në shërbimin ndaj këtyre pacienteve ! Ju shpreh Mirënjohjen maksimale”, shkruan Çomo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.