Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj foli sot per mediat per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit.
“Një profil politik që mos të ketë të bëjë fare me influencën e votave të non gratave. Janë 4 deputetë të kësaj mazhorance ca publikisht e ca jo të etiketuar non grata që s’kanë të drejtën morale e politike. Konkluzioni i parë, do duhet të jetë një President jo i afektuar prej votës non grata”, tha ai.
Lidhur me situatën brenda PD-së, Alibeaj theksoi se platforma e bashkimit që ai ka paraqitur disa javë më parë “është libri i shenjtë i demokratëve”.
“E kemi bërë të qartë, grupi parlamentar ka nxjerrë platformën e parimeve të bashkimit, është libri i shenjtë për demokratët që i bën të gjithë bashkë, duhet t’i bëjë, është në fuqi do jetë në fuqi gjithë kohës.
Është diskutuar gjerë e gjatë prej disa javësh në mbledhje të gjata diskutime e takime me gjithë deputetët, është shprehur fare qartë qëndrimi i tyre, fatkeqësisht pati një refuzim, besoj që kjo është një çështje tashmë s’ka asnjë kërshëri përtej kësaj”.