Enkelejd Alibeaj: Pranuan marrëveshjen me zë dhe figurë, por Rama u tërhoq! Humbëm rastin për një president mbi palët

0 32

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi pas seancës së sotme parlamentare se me ezaurimin e tre raundeve të para pa kandidatë humbën rastin për një predident mbi palët.

Ai u shpreh se u pa me zë dhe figurë që PS e pranoi marrëveshjen e propozuar prej tij por më pas Rama u tërhoq nga ujdia e arritur në konferencën e kryetarëve.

“Në momentin kur ne afruam rregulla që u pranuan me zë dhe figurë nga ana e Ramës ndodhi ajo që di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Në këtë proces e dimë qartë që për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 presidenti zgjidhet me 71 vota në raundin e katërt dhe pestë.

Është detyrë e opozitës për të mos zgjedhur një president të njëanshëm. Për një president mbi palët nuk duhet të ishte as i njërës dhe as i tjetrës. Ajo që Rama ka thënë gjithmonë e bëri dhe kësaj radhe. Humbëm një rast për t’i dhënë shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve”, tha Alibeaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.