Erdogan mbërrin në Laç, do të dorëzojë 524 banesa të financuara nga qeveria turke

0 215

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka filluar vizitën e tij disa 10-orëshe në Shqipëri.

Erdogan i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Laç, aty ku do të inaugurojë 524 shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Projekti është financuar nga qeveria turke. Në nder të Presidentit Erdogan një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij.  Dhjetëra qytetarë të cilët kanë përfituar nga banesat kanë dalë në rrugë në pritje të presidentit.

Qyteti i Laçi është mbushur me flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë.

Pas përfundimit të ceremonisë në Laç, delegacionet do të nisen drejt Tiranës ku do të bëhet inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut në orën 16:00.

Ndërsa në orën 17:00 presidenti turk do të mbajë fjalën e tij përshëndetëse në Parlamentin shqiptar.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.