Erdogan viziton sot Tiranën

0 156

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvillon këtë të hënë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Erdogan do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:25. Ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza.

Pas pritjes në aeroport, Presidenti Turk do të niset drejt Laçit, për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Në orën 15:00 Erdogan do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat me Kryeministrin Rama. Një orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Pas kësaj vizite, Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Para nisjes për në Tiranë ai deklaroi se “Turqia e sheh Shqipërinë si mike dhe si aleate”. Erdogan tha se marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në periudhën e tyre më produktive në fushën politike dhe sociale. Ai tha se Turqia vlerëson praninë e Shqipërisë në NATO dhe gjithashtu mbështet procesin e anëtarësimit në BE.

AXHENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TURK NË TIRANË

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita në një familje në Laç

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve + konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.