Erion Veliaj në Nju Jork: Krenar që një rrugë merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

0 31

Një rrugë në Nju Jork do të mbajë emrin e heroit të popullit shqiptar, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Në aktivitetin e organizuar me rastin e ceremonisë së vendosjes së emrit të rrugës së heroit shqiptar në Nju Jork ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Një ditë e mrekullueshme dje në Nju Jork 🇺🇸, me komunitetin fantastik shqiptar🇦🇱 atje, për të përuruar rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, së bashku me kryebashkiakun Eric Adams.

Jam kaq i lumtur që, Fan Noli, i cili shkroi Historinë e Skëndërbeut dhe Skëndërbeu, që bëri historinë e lavdishme të kombit shqiptar, janë bashkë në rrugët e Nju Jorkut. Krenar🙏!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.