Erion Veliaj pozitiv me Covid-19: Jam mirë familjarisht, lani duart

0 383

Covid-19 ka prekur qytetarin e parë të Tiranës. Lajmin e ka njoftuar vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ku thotë se është vetëizoluar në banesë dhe se gëzon shëndet të mirë bashkë me famljen. Veliaj porosit qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mbajnë maska, vlen të theksohet fakti se Kryebashkiaku gjatë ditëve të fundit ka pasur një sërë takimesh pa maskë fare, si ky takim i dy ditëve më parë.

Postimi i plotë

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ??❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! ??❤️

Leave A Reply

Your email address will not be published.