Ermal Mamaqi: Kam pasur oferta! Po të garoja me Ramën do e kisha mundur!

0 180

Shakaja thonë që është gjysma e së vërtetës!

Volodymyr Zelensky u bë president pasi ishte një aktor i mirë humori.

Tani njerëzit në Shqipëri po bëjnë hipoteza se kush mund të ishte një i ngjashëm në Shqipëri?

Mes shumë emrave, ndjekësit kanë përmendur dhe Ermal Mamaqin. Por si e shikon ai këtë gjë?

Ai foli për mundësinë e përfshirjes në politikë gjatë intervistës në “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se ka pasur disa oferta disa vite më parë.

“Nuk është çudi. Kam pasur oferta para shumë vitesh nga të dyja kahet e politikës por i kam refuzuar. Mendoj se është një terren që nuk e njoh por ku i dihet vjen një moment dhe bëhem kryeministër i këtij ose atij vendi.”, u shpreh Ermali.

A do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të ishte përballë Ramës? “Mendoj se po ta kisha marrë si qëllim do kishim dalë shumë afër. Do e kisha mundur, do ta kisha lënë që të ishte afër meje.”, tha Ermali.

A do t’i rikthehej Ermali muzikës? “Këndoj shpesh pasi kam një piano në shtëpi. Aty është momenti ku shfryj dëshirën për të kënduar. Dj Benito po bën një remix të këngës së Ditës së Verës dhe do ta sjellë me 14 Mars”, u shpreh Mamaqi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.