Ermonela Jaho: Distancimi, higjena, mbajtja e maskës janë armët për mbrojtjen e shëndetit

0 311

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë apelin e sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho për kujdes dhe respektimin e masave ndaj Covid-19.

”Kur pandemia ishte në pikun e saj këtu në New York, grupi më i ekspozuar ndaj infektimit ishin punonjësit e shëndetësisë, megjithëse në kontakt të përditshëm me të sëmurët ky grup pati numrat më të ulët të të infektuarve vetëm për dy arsye: Mbajtjen e maskave dhe respektimin strikt të higjenës. Maskat funksionojnë dhe së bashku me distancimin social dhe higjenën personale janë armët më të mira që kemi në dispozicion për të ruajtur shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shoqërisë ku jetojmë. Të gjithë jemi të lodhur nga Covid-19, por virusi nuk njeh lodhje. I vetmi opsion që kemi deri në zhvillimin e vaksinave dhe mjekimeve të tjera antivirale janë maskat, distanca dhe higjena personale”.

Nga ana tjetër, ajo thotë edhe ”Ky virus nuk prek vetëm personat në moshë të thyer dhe dëmet që shkakton në shëndet nuk janë vetëm për personat që nuk i mbijetojnë dot, por edhe për ata që shërohen të cilëve ju lë pasoja për muaj të tërë. Edhe nëse rreziku për grupmoshën tuaj është i ulët mendoni për prindërit, gjyshet dhe gjyshërit tuaj. Duke shpresuar që vaksina dhe mjekimi antiviral të zhvillohen sa më shpejtë, ju ftoj të fitojmë kohë, duke ngadalësuar përhapjen me mjetet që kemi në dorën tonë, mbajtjen e maskave, distancimin social dhe higjenën personale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.