Eros Ramazzotti me pushime në Mykonos me brunen misterioze

0 36

Këngëtari italian u fotografua në krah të një femre për herë të parë që nga ndarja me Marica Pellegrinelli.

Ai u pa nën shoqërinë e gruas brunie teksa shijonte pushimet në Greqi, ndërsa përgatitet për turneun e ardhshëm botëror që fillon më 15 shtator.

51-vjeçari ndodhet në një vilë luksoze në ishull në të njëjtin vend ku u kap nën shoqërinë e një gruaja tjetër vitin e kaluar.

Të dy shihen duke pushuar së bashku në pishinë, shkëmbejnë puthje e përqafime.

Së fundmi, Eros Ramazzotti publikoi këngën e re “Ama” dhe pjesë e videoklipit ishte ish bashkëshortja e tij Michelle Hunziker dhe vajzën Aurora.

“6 vite më vonë, dashuria evoluon dhe mund të ndryshojë, por mbetet gjithmonë dashuri”, tha prezantuesja teksa komentoi vendimin për të marrë pjesë në videoklipin e babait të fëmijës së saj.

Kënga është himn për lirinë dhe dashurinë e lirë.

Këngëtari pas martesës me Hunziker, ai pati një histori të rëndësishme dashurie me modelen Marcia, e cila ka nisur një lidhje me muzikantin William Djoko.

Leave A Reply

Your email address will not be published.