Është pjesë e “Sanremo 2022”, Antonela Berisha: Lashë gojëhapur VIP-at italianë

0 54

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe “Big Brother Vip”, Antonela Berisha ka folur për pjesëmarrjen e saj në “Sanremo 2022”.

E ftuar në “Ftesë në 5”, modelja bukuroshe ka treguar se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me “vip-at”.

“Jam mësuar në tv shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, tha Antonela.

Leave A Reply

Your email address will not be published.