Eurodeputeti jep mesazhet për Shqipërinë: Duhet të trajtohet mungesa e pluralizimit politik dhe…

0 23

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë disa mesazhe të qarta për politikën shqiptare.

“Shqipëria është një anëtare e vlerësuar e BE, aleate e foirtë që ka luajtur rol kyç në çështjet e sigurisë së Evropës për politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë. Falënderoj Shqipërinë për integrimin e BE duke përfshirë solidaritetin e saj sa i takon sanksioneve ndaj Rusis. Gjatë takimeve tone ne kemi dhënë këto mesazhe:

Së pari, BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë pasi të dyja vendet kanë plotësuar kushtet

Ne përqendrohemi tek plani A dhe përpjekjet diplomatike po bëhen për të zhbllokuar procesin

Së dyti Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat. Edhe këtu plani A është bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë sipas një procesi të duhur parlamentare.

I bëjmë thirrje palëve politike për tu angazhuar për zgjidhjen e problemeve. Nuk mund të ketë ecuri pa pasur një opozitë konstruktive. Duke marrë shqetësimet

Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria ka arritur progres të qartë. Po bën reforma të rëndësishme, si ajo e vettingut.

Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik por edhe të lejoje lirinë medias. Duhet të heqë ato mangësi zgjedhore që kanë mbetur”, u shpreh zyrtari i lartë i BE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.