Europa e zhytur në valën e dytë të Covid-19, ja pse ka më pak vdekje edhe pse prekjet janë rekord

0 360

Europa është zhytur tashmë në valën e dytë të pandemisë së Covid-19. Në të gjithë këtë situatë të zymtë, ka një fije shprese. Virusi edhe pse ende merr jetë njerëzish, duket se po vret mesatarisht më pak. Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tregojnë se paçka rasteve rekord me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë, Gjermani, Itali dhe shtete të tjera, vdekjet nuk po rriten me të njëjtin ritëm.

”Vdekshmëria ka rënë në Mbretërinë e Bashkuar, pikën më të ulët e kapi në gusht. Edhe pse tani ka një rritje të lehtë, nuk ka arritur kurrë në nivelet e mëparshme të larta”, thotë për CNN, Jsaon Oke. Për më tepër, në raport thuhet se ulja e vdekshmëria nuk vihet re vetëm në Europë. Arsyeja më e dukshme e këtyre shifrave është mosha.

Vala e parë preku më tepër të moshuarit, duke u përhapur në spitale dhe shtëpitë e kujdesit të të moshuarve. Kjo nënkupton se me përhapjen e virusit tek të moshuarit vdekshmëria mund të rritet sërish. Ka ndryshuar gjithashtu mënyra e trajtimit të pacientëve. Ventilatorët, që përdoreshin masivisht në fillimet e pandemisë, po shfrytëzohet gjithnjë e më pak pasi mjekët kanë mësuar se ato mund të dëmtojnë mushkëritë e pacientëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.