Europianët presion Kurtit: Qasje konstruktive për bisedimet me Serbinë

0 277

Diplomatët evropianë i sugjerojnë fituesit të zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, që të tregohet pragmatist dhe “të mbajë një qasje konstruktive për vazhdimin e dialogun me Beogradin”. Toni i deklaratave ndryshoi në Bruksel pas qëndrimit të kreut të Vetëvendosjes se do të ketë ndryshime të pozicionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyrtarisht, BE thotë se do të presë formimin e parlamentit dhe qeverisë së re në Kosovë, në mënyrë që të fillojë bisedimet për vazhdimin e dialogut, të cilin Kurti nuk e sheh si prioritet të tij. E ardhmja e Kosovës në BE nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe pa një marrëveshje me Beogradin, tha edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

“Qeveria e re duhet të punojë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në zhvillimin e një agjende ambicioze pro-evropiane. Zoti Kurti duhet të përdorë shumicën e fortë që fitoi në zgjedhje. Një mbështetje kaq e madhe është një parakusht për dialog të suksesshëm, por jo mjaftueshëm në vetvete”, thotë von Cramon.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, në fillim të vitit 2020, u vu nën presion të fortë nga administrata amerikane, e udhëhequr nga Presidenti Trump. BE deklaron se çdo zgjidhje e rënë dakord midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet evropiane, është e pranueshme për të. Përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak, është edhe më specifik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.