Europol operacion në 34 shtete, në Shqipëri u ndaluan 7 persona

0 357

Europol ka zhvilluar një operacion 4 ditor të shtrirë në 34 shtete. Pjesë e operacionit ishte edhe Shqipëria ku policia ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave, mes tyre shqiptarë dhe të huaj si dhe po ndjek në gjendje të lirë 8 persona të tjerë.

Mes 7 të arrestuarve, 2 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar,, një shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve dhe një tjetër i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Në fushën e emigracionit të paligjshëm në pikat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.

Në këtë operacion u përfshinë 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë, ku në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.